Pergjaken rruget e Durresit

Për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.
Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Spille kur një makinë përplasi një motor. Nga përplasja ka gjetur vdekjen 15 vjecari Florenc Xhihani, ndërsa drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Në Golem një makinë me targa maqedonase, teksa ishte duke ecur mbrapsht përplas për vdekje në kalimtare, identiteti i së cilës nuk bëhet publik.
Aksidenti i tretë ndodhi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Serave” ku një automjet është përplasur me një triçikël. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të aksidenteve. Për momentin nuk ka konfirmime për persona të arrestuar apo për të shoqëruar në komisariat.