E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaket fushata, vritet nje socialist

Nje ish-perfaqesues i Partise Socialiste Spanjolle, Isaias Carrasco eshte vrare dje ne Moncloa, ne krahinen Baske. Ai ishte duke dale nga shtepia e tij, ne castin kur u qellua per vdekje ne sy te vajzes dhe gruas se tij. Ngjarja ndodhi dy dite para zgjedhjeve per rinovimin e parlamentit. Sipas ministrit te Mbrojtjes se Spanjes, ky eshte nje atentat i organizates separatiste ETA. Nje deshmitare tregoi se degjoi batarè armesh zjarri dhe se kishte pare nje njeri ne toke, se bashku me gruan dhe vajzen qe perpiqeshin ta ndihmonin. Lajmi e ka gjetur Josè Luis Zapateron, gjate nje takimi ne Malaga, ne diten e fundit te fushates elektorale. Presidenti i PS, Manuel Chaves, i pari zyrtar qe mesoi lajmin tha se vendosi te njoftonte kryeministrin pasi te mbaronte diskutimin e nisur. Me te marre lajmin, Zapatero u lidh me Ministrin e Brendshem Alfredo Perez Rubalcaba. Kryeministri u kthye menjehere ne Madrid, per te ndjekur zhvillimet ne Moncloa. Atentati konsiderohet nga zyrtaret e policise spanjolle veper tipike e ETA-s. Pas kesaj ngjarjeje lideret e Socialisteve spanjolle, kane nderprere fushaten dhe neser do te dalin ne votime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›