E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket xhumaja në Irak, 20 të vrarë në xhami

Një bombë ka shpërthyer në një xhami në veri të Bagdadit, ndërsa raportet e para thonë se 20 persona janë vrarë.

Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë Abu Bakr al-Sadik në qytezën Al Waxhihixhah, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit të Irakut.

Disa raportime thonë se ngjarja ishte një sulm vetëvrasës, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Si transmeton Rel, policia vendore ka raportuar për numrin e viktimave, duke shtuar se edhe 40 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Është e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin, por krahina Dixhala, ku ndodhi sulmi i sotëm, ka shënuar rritje të dhunës.

Sulmet që lidhen me dhunën sektariane në mes të shumicës shiite dhe minoritetit sunit ka marrë jetën e më shumë se 2 600 personave nga fillimi i prillit të këtij viti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›