E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët”/ Salianji ndan pamjet nga djegia e karrigeve: Mbështes çdo formë proteste të kolegëve

Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia, duke mbështetur plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Parlament.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike”.

Përgjigjen- thotë Salianji- do ta marrin nga shqiptarët.

“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët”, shkruan ish deputeti i PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›