Përgjimet e SKY janë provë/ Vendimi i Kushtetueses, Petraj: Komunikimet nuk janë marrë në bazë të legjislacionit shqiptar

Avokati Edmond Petraj thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës përgjimet në SKY ECC përbëjnë provë, nuk është i drejtë.
Në një intervistë për “Tirana Live”, petraj u shpreh se komunikimet që vijnë nga një shtet tjetër, nuk janë marrë në bazë të legjislacionit shqiptar.
Sipas tij, këto biseda nuk duhet të merren as si indicie.
“Unë jam kundra mënyrës sesi janë marrë këto përgjime dhe komunikime. Gjykata Kushtetuese vendosi ashtu si vendosi. Nëse i hyjmë me përpikmëri, gjejmë shkelje. Po të marrim komunikime që vijnë nga një shtet tjetër, nuk duhen fare as si indicie, nuk janë marrë në bazë të legjislacionit shqiptar. Për mendimin tim, është jo ligjore. Shikoj një orientim drejt përdorimit të këtyre komunikimeve, pavarësisht se janë jashtë kontekstit ligjor”, theksoi ai./abcnews.al