E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitalet, në gatishmëri për festat/ Brataj: Kemi shtuar numrin e ambulancave dhe punonjësve të shëndetësisë

Drejtori i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se janë marrë masat, në prag të vitit të ri.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Brataj u shpreh se është shtuar numri i ambulancave dhe punonjësve të shëndetësisë.

“Që në muajin dhjetor merren masat. Ka masa të mëdha njerëzish në orët e vona të natës, Kemi 11 spitale rajonale, 24 spitale bashkiake, 27 ambulanca. Qytetarët, fatmirësisht janë të informuar. Janë focuar burimet njerëzore dhe medikamentet. Personat janë në shërbim”, theksoi Brataj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›