E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimet, jo dhe nga policia

Debate dhe percarje brenda mazhorances per projektligjin me te ri te qeverise, qe lejon qe pergjimet e telefonave te behen edhe nga Policia e Shtetit, jo vetem nga Sherbimi Informativ Shteteror. Deputetet e majte ne Komisionin parlamentar te Sigurise, por edhe demokristiani Jak Ndokaj dhe republikani Artur Hasanbelliu u shprehen kunder miratimit te ndryshimeve ne ligjin per pergjimet telefonike. Per faktin se ndryshime te tilla do te vinin ne dyshim paanshmerine e pergjimit telefonik, pasi do te varej edhe nga Policia e Shtetit, qe eshte ne varesine e Ministrise se Brendshme. Nga ana tjeter, sipas te majteve, do cenonte me shume te drejtat e lirite e shqiptareve, pasi zgjerohet sfera e pergjimit. Nenkryetari i komisionit, Petro Koci, tha se e drejta qe i jepet Policise se Shtetit per te pergjuar telefonatat eshte edhe nje presion i hapur qe po behet ndaj deputeteve te opozites. Sipas Kocit, nje gje e tille do te cenonte dhe kompetencat e SHISH per pergjimet dhe mbi te gjitha do te bente qe edhe ky proces te varej nga qeveria.
"Nese deri me sot pergjimet vareshin nga SHISH ne bashkepunim me Prokurorine e Pergjithshme, qe jane dy institucione te pavarura, ndryshimet duan ta kalojne kete proces edhe te Policia e Shtetit, qe varet nga Ministria e Brendshme", theksoi Koci. Ndersa demokristiani Jak Ndokaj kerkoi qe te mos behen ndryshime ne ligjin per "Pergjimin e Telekomunikimeve", te pakten sa te perfundoje punen komisioni hetimor i ngritur per pergjimet e paligjshme. Kundershtim ky, qe do te perkthehet ne vote kunder mazhorances ne Kuvend, ne rast te kalimit te ligjit. Por, pavaresisht kritikave, kreu i komisionit, Leonard Demi, u shpreh se ndryshimet jane plotesisht te bazuara ne ligj dhe mbi te gjitha nuk cenojne aspak punen e komisionit hetimor per pergjimet e paligjshme.
"Po beni propagande kot, se projekti do te diskutohet dhe do te dalim se shpejti me nje perfundim. Sigurisht, do te degjojme edhe specialistet", tha Demi. Ndryshimet ne projektligj, qeverise iu propozuan nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Ato synojne qe te zgjerojne rrethin e institucioneve qe kane te drejte te pergjojne telefonatat. Keshtu, pervec SHISH dhe Prokurorise se Pergjithshme, e drejta e pergjimit i jepet edhe seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Ne keto dy struktura do te shtohen edhe punonjes te posacem per te kryer pergjimin.
Pergjimet
Shtohen institucionet qe kane te drejte te realizojne pergjimet e telefonave ne vend. Qeveria ka propozuar ndryshime ne ligjin per "Pergjimet Telefonike" qe i japin te drejte jo vetem SHISH te pergjoje telefonat, por edhe Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme. Struktura qe do te kene edhe punonjesit perkates.
Kundershtimi
Jo vetem opozita, por edhe deputete te PDK-se dhe PR-se kundershtojne miratimin e ketij projektligji. Demokristiani Jak Ndokaj si dhe republikani Hasanbelliu, kerkuan qe Kuvendi te prese rezultatin e hetimit qe ka nisur komisioni parlamentar per pergjimet e paligjshme, me pas te beje ndryshime ne ligj. Ndersa opozita akuzoi se cenohet pavaresia e pergjimit e shtohet presioni ndaj saj.
Propozimi
Kerkesen per ndryshime ligjore ne ligjin e telekomunikacioneve, Kryeministrit Sali Berisha ja ka bere Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Ne relacionin e sjelle ne Kuvend, theksohet se me 17 dhjetor 2007, Kryeprokurorja ka propozuar ndryshime ligjore, si pengesa e vetme per te vene ne funksion pajisja qe mundeson ndarjen e sistemit ekzistues te pergjimeve te telekomunikacioneve, ne dy sisteme te vecanta.
Kush ka te drejten e pergjimit
Neni 1
Permbajtja e vendimit per pergjim eshte detyrim i SHISH, ose ne seksionin e pergjimeve te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme sipas rastit.
Neni 2
1 - Sektori i Pergjimeve ne SHISH realizon vetem proceset teknike te pergjimit, nepermjet pajisjeve te telekomunikacionit per llogari te institucioneve shteterore informative, pasi eshte marre vendimi per pergjim sipas ketij ligji.
Behet perjashtim vetem per proceset teknike te pergjimit, per llogari te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme, te cilet i realizojne ato nepermjet seksionit te tyre te pergjimeve, te atashuar ne sektorin e pergjimeve ne SHISH
2 - Punonjesit e Sektorit te Pergjimeve ne SHISH dhe punonjesit e seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te atashuar ne sektorin e pergjimeve ne SHISH, fillojne marredheniet e punes pasi njoftohet me pare Prokurori i Pergjithshem.
3 - Realizimi i pergjimit nga Sektori i Pergjimeve ne SHISH dhe seksioni i pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme, behet nepermjet sistemeve te instaluara per kete qellim. Sistemi i pergjimit kurdohere duhet te jete i perbere nga dy pjese, te cilat nuk mund te funksionojne ne menyre te pavarur nga njera-tjetra.

Shtohet ne ligj
Proceset teknike te pergjimit te komunikimeve nepermjet pajisjeve te telekomunikacioneve, realizohen deri me 1 mars 2008, nga prokurori ose oficeri i Policise Gjyqesore, ne sektorin e pergjimeve ne SHISH. Punonjesit e berthames komanduese elektronike mundesojne teknikisht procesin e pergjimit.
Prokurori i Pergjithshem ose prokurori i autorizuar prej tij, me akt zyrtar, bashkeshoqeron dhe komunikon vendimin e gjykates ne sektorin e pergjimeve.
Duke filluar nga data 1 mars 2008 e ne vijim proceset teknike te pergjimit te komunikimeve, nepermjet pajisjeve te telekomunikacionit, per nevoja te hetimeve paraprake, kryhen ne mjediset e zyres se prokurorit te Pergjithshem, ne perputhje me ligjin.
Pergjimet e autorizuara para dates 1 mars 2008, brenda kushteve te sigurise teknike, te transferohen ne pajisjen e instaluar ne mjediset e zyres se prokurorit te Pergjithshem brenda afatit 1-10 mars 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›