Nendrejtori, leter dashurie nxeneses
Nendrejtori i nje shkolle te mesme ne qytetin e Durresit eshte shkarkuar dje nga detyra, pas denoncimit te prinderve te nje nxeneseje. Burime nga Drejtoria Rajonale Arsimore ne Durres pohojne se 59-vjecari Skender Narta do te transferohet nga gjimnazi "Leonik Tomeu" pas ankimit te bere nga prinderit e 16-vjecares F.S. ("KJ" nuk publikon identitetin e plote per shkak te etikes), nxenese e vitit te dyte. Babai i saj ka ardhur dy dite me pare dhe ka goditur ne oborrin e shkolles arsimtarin e moshuar, ndersa ceshtja ka mberritur ne zyren e drejtorit te Arsimit.
"E dashur F. Ne qofte se ke ndonje enderr te parealizuar, me telefono ne keta dy numra, ose me dergo nje SMS". Keshtu shkruhej ne letren qe ka marre tri dite me pare 16-vjecarja. Me te mberritur ne shtepi, ajo i ka treguar nenes per letren e cuditshme. Te nesermen, babai i adoleshentes ka mberritur ne shkolle dhe ka kerkuar te takoje nendrejtorin Skender Narta. Burime nga institucioni arsimor bejne te ditur se i moshuari ne prag te pensionit, ka pohuar te kete qene letershkruesi, duke mohuar cdo qellim te mbrapshte ne adrese te nxeneses. "I jam vene ne dispozicion per ta ndihmuar ne mesime, pasi ajo ka mbetur ne klase nje vit me pare", ka deklaruar mesuesi. Por babai i vajzes e ka rrahur ne oborrin e shkolles dhe ka kercenuar se do ta coje ceshtjen ne polici, nese nuk nderhyn Drejtoria Arsimore per te larguar mesuesin qe, sipas tij, i ka bere nje propozim te hapur vajzes.
Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit ne Durres, Vasillaq Papaj, konfirmoi mbreme per "Koha Jone", se eshte vendosur shkarkimi i nendrejtorit Skender Narta dhe dergimi i tij ne shkollen 9-vjecare "Hasan Koci" ne Shkozet te Durresit, si mesues i thjeshte i lendes se historise. "Nuk dua te besoj se veprimi i nendrejtorit ka sfond seksual, por mund te them se letra ishte vertet shume e dyshimte, tha mbreme drejtori Papaj. Justifikimi i mesuesit ishte i papranueshem, pasi nuk ka arsye qe te favorizoje nje nxenese. Por, ne nuk jemi organ hetimor, prandaj vendosem transferimin e tij". Drejtori Papaj shtoi se masa e marre ka si qellim jo vetem ndeshkimin e mesuesit, por edhe evitimin e ndonje hakmarrjeje te mundshme nga familjaret e nxeneses. K.J
Teksti i letres:
"E dashur F. Ne qofte se ke ndonje enderr te parealizuar, me telefono ne keta dy numra, ose me dergo nje SMS".