Përgjithmonë Sotiri
Në rrugët kur Kristaq Sotiri endej me aparatin fotografik shtrënguar fort nën krahë, sot janë fotografët e rinj që do të shkelin. Këtë fundpranvere qyteti ku ndau pjesën më të madhe të jetës së tij (përveç viteve të emigrimit në Amerikë) është mbushur plot të rinj të pasionuar pas fotografisë, të cilët secili në mënyrën e tij do të hulumtojnë për të gjetur diçka që ka mbetur ende si në kohët kur Sotiri i ngjizi në foto.
Kristaq Sotiri e pa për herë të fundit Korçën në vitin 1970, kur pas një jete të mbushur plot ecejake, e vetmja gjë që e shqetësonte ndërsa e dinte që ishte drejt një rruge pa kthim, ishin ato mijëra foto që kishte lënë pas. Ai kishte mundur të tregonte historitë që fshiheshin në çdo rrugë të këtij qyteti, në rrugëtimin e tij për të zbuluar shpirtin…
Por për vite e vite me radhë emri i Kristaq Sotirit pothuajse u harrua. Përveç atyre që merren me fotografinë dhe e dinë se cilët janë ata paraardhës që i kanë dhënë emër fotografisë shqiptare, pak kush është ndalur të flasë për Sotirin, për burrin që kur la Amerikën për të udhëtuar drejt Korçës, e vetmja gjë që mendonte ishte fotografia. Por historiania e artit, Eleni Laperi, ka vendosur ta ringjallë sërish emrin e tij. Në kuadër të projektit të nisur gati një vit më parë, "5.6", sot në qytetin e Korçës, në orën 19:00, finalizohet konkursi ndërkombëtar i fotografëve të rinj, "Sotiri". Dhjetëra të rinj nën moshën 35 vjeç pjesëmarrës në këtë eveniment janë prezent sot në këtë qytet, për të mësuar se cili prej tyre do të jetë ai që do të mbajë për herë të parë një çmim me emrin e mjeshtrit të madh të fotografisë shqiptare. Ky aktivitet është mbështetur nga MTKRS, Bashkia Korçë, "KulturKontakt Austri", Z.Petrit Kumi dhe "Swiss Cultural Program Albania".
Qëllimi i Laperit, e cila është në krye të kësaj iniciative, është të rikthejë vëmendjen nga arti i fotografisë, si dhe të kujtojë nëpërmjet këtij aktiviteti që synon të jetë i përvitshëm njeriun që i dha aq shumë këtij arti, Kristaq Sotirin. Sot në qytetin e Korçës do të ketë një sërë aktivitetesh që do të shoqërojnë këtë event të parë ndërkombëtar në gjininë e fotografisë.
Dhe pse kemi një traditë të trashëguar në fushën e fotografisë, këto vite kanë munguar iniciativat që do të inkurajonin marrëdhënien e të rinjve me këtë art. I vetmi konkurs ndërkombëtar fotografie ishte "Marubi", që zhvillohej në Galerinë Kombëtare të Arteve. Prej disa vitesh ky konkurs nuk zhvillohet më. Dhe pse në listën e aktiviteteve që galeria ka bërë publik për këtë vit figuron "Marubi", shumë pak gjasa ka që ky konkurs të rikthehet.
"Sotiri" për Laperin është një konkurs që fton të gjithë artistët e rinj që të rrëfejnë botën nëpërmjet fotove. Përveç se shihet ajo çfarë i provokon më shumë këta artistë të rinj, nëpërmjet këtij konkursi shihet dhe cilat janë tendencat e fotografisë sot dhe çfarë ka ndryshuar me këtë art që nga koha e mjeshtrit Sotiri. Ky çmim ka pasur dy perfomanca, në Korçë dhe në Tiranë, dhe është shoqëruar me tryeza debati, duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. Edicioni i parë i "Sotirit" është një reflektim mbi historinë dhe ndikimin e saj mbi artistët dhe mbi realitetin bashkëkohës ku ata veprojnë. Koncepti "Save this" ("Shpëto këtë") drejton vëmendjen e artistëve në fiksimin e momentit. Çmimi i parë shoqërohet me një shumë prej 150 mijë lekësh, çmimi i dytë përfiton një kurs të plotë në projektin "5.6", për të thelluar njohuritë mbi fotografinë.