Përgjysmohet sipërfaqja e gjelbërt

Sipas të dhënave të organizatave jo qeveritare të publikuara nga AFP pas viteve 1990 sipërfaqet me pyje mbulojne 25 % te siperfaqes se Shqiperise nga 51% qe mbulonin me pare.
Por ndersa shifrat flasin per nje katastrofe natyrore, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe i Mbrojtes Lulzim Basha kane zhvilluar nje takim me prefekten per evidentimin e problemeve dhe marrjen e masave emergjente.
Kreu i mjedisit ka treguar se megjithese ne 2009 jane regjistruar 157 raste zjarri, duke shenuar ulje ne krahasim me 2 vite me pare, kerkohet nje koordinim me i mire.
“Rreth 50 përqind e pyjeve kanë kaluar në përdorim të pushtetit vendor. Në këto kushte është e domosdoshmë që njësitë e qeverisë vendore të marrin të gjitha masat për të parandaluar këtë fenomen”, u shpreh Mediu.
Specialistet e mjedisit kane treguar se kostoja financiare nga djegja dhe prerja e pyjeve ne 2009 eshte 110 milion leke.