Përhapen vatrat e zjarrit në Gramsh, në rrezik Liqeni i Dushkut

Vijon të mbetet kritike situata e zjarreve në Gramsh. Sipas informacioneve nga gazetari Enes Molla bëhet me dije se përhapja e vatrave në fshatrat e Gramshit është e lartë, ndërsa një vatër e re është evidentuar pranë pyllit në afërsi të Liqenit të Dushkut, duke vënë në rrezik këtë të fundit.
Vatra të reja janë përhapur dhe në fshatrat në zonën mes Gramshit dhe Skraparit në pjesën e Tomorricës. Sipas burimeve, zjarri ka kaluar tej lumit të Verçës për në fshatrat mbi Kodovjat dhe Postovisht.
Aktualisht 3 helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë për shuarjen e flakëve, për të shmangur përhapjen e tyre zonave të banuara dhe parqet kombëtare.
Në terren që prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar mbi 80 efektivë, zjarrfikësja e Elbasanit e ajo e Gramshit, teksa sipas burimeve në zonë kanë ndihmuar mbi 300 vullnetarë.
/rtsh.al/