E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turistët “pushtojnë” kalanë e Gjirokastrës, 48 mijë vizitorë vetëm në korrik

Edhe në këto ditë të nxehta gushti, të shumtë janë turistët që preferojnë të ndalen në qytetin e Gjirokastrës dhe të vizitojnë një nga monumentet më të veçanta të qytetit.

Ata thonë se kalaja është e mrekullueshme dhe u ka pëlqyer arkitektura dhe ndërtimi saj.

“Jam nga Gjermania. Më pëlqen stili, arkitektura, çdo gjë që kjo kala ka. Është hera e parë që po vij dhe po më pëlqen jashtëzakonisht shumë”, tha turisti.

“Vij nga Franca. Është një monument i veçantë dhe shumë i bukur, pamja që të ofron është magjike. Do të qëndroj dy ditë në këtë qytet. E kam parë në rrjete sociale, kam lexuar dhe vendosa ta vizitoj. Do t’ua rekomandoj edhe miqve të mi, pasi është një qytet që ia vlen ta vizitosh”, shprehet turisti.

Kalaja e Gjirokastrës dhe pamja piktoreske e saj po ngjall shumë kuriozitet te vizitorët ,duke bërë të mundur që  interesi për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart të jetë i lartë.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›