E Diel, 1 Nëntor 2026

Përjashtohen dy komisarë se ngacmuan femrat në rrugë. Policët ankohen: Na fyen dhe provokuan në ambientet e drejtorisë

policiaNdodh edhe kështu.

Dy oficerë policie, me gradën komisar, janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve.

Pjerin Voci dhe Julian Malaj akuzohen se kanë ngacmuar femra në rrugë, ndërsa ishin në gjendje të dehur.

Një video e arrestimit të tyre ka bërë xhiron në internet, pasi ata duken duke kundërshtuar patrullën e përgjithshme të policisë.

Por drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nuk ka pritur shumë dhe i ka shkarkuar dy komisarët.

Të larguarit nga puna kanë reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thonë se nuk kanë bërë asnjë shkelje.

Ata madje akuzojnë se janë provokuar dhe fyer brenda ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ne u ndaluam nga tre punonjës policie, të cilët as nuk u prezantuan sipas ligjit të Policisë së Shtetit dhe as nuk e respektuan ligjin dhe Kodin e Etikës së Punonjësit të Policisë, gjë të cilën ne e bëmë me ta në mënyrën e duhur ligjore, duke u prezantuar dhe treguar dokumentet e nevojshëm të policisë.

Shkelja e këtyre elementëve bazë në ushtrimin e profesionit të punonjësit të policisë si në ndalimin dhe shoqërimin tonë, arriti kulmin ne ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ku një person i veshur civil me pantallona të shkurtra dhe shapka, me arrogancë na provokoi duke na fyer në ambiente zyrtare të Policisë së Shtetit. Në aparencë duket se reagimi ynë në respekt të ligjit dhe figurës profesionale të oficerit të policisë ndaj këtyre veprimeve arbitrare në shkelje të ligjit dhe kodit të etikes duket se deri tani nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë duke mos konsideruar edhe respektin që ne gëzojmë në radhët e kolegëve dhe kolegeve tona, thuhet në deklaratën e tyre./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›