E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përkeqësimi i motit, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore u ka bërë sot apel drejtuesve të automjeteve, biçikletave dhe motomjeteve për më shumë kujdes.

Policia u bën thirrje drejtuesve që të përdorin shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë, duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë të pranishme me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›