Përkeqësohet shëndeti i Navalny

Kritiku i Kremlinit tashmë i burgosur, Alexei Navalny rrezikon arrest kardiak në “çdo minutë” pasi shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi. Ky ka qenë paralajmërimi i mjekëve të Shtunën, duke kërkuar qasje të menjëhershme për ti dhënë mjekim ish-liderit të opozitës ruse.
Më 31 mars, kundërshtari i Vladimir Putinit hyri në grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe mpirjen në këmbë dhe duar. Të Shtunën, Presidenti i SHBA, Joe Biden reagoi sërish për rritje ndërkombëtare të protestës për trajtimin e aktivistit, duke e përshkruar situatën e tij si “krejtësisht të padrejtë”. Mjekja personale e Navalny Anastasia Vasilyeva dhe tre mjekë të tjerë, përfshirë kardiologun Yaroslav Ashikhmin, u kanë kërkuar zyrtarëve të burgut t’u japin atyre leje për hyrje të menjëhershme.
“Pacienti ynë mund të vdesë çdo minutë”, tha Ashikhmin në Facebook të Shtunën, duke treguar nivelet e larta të kaliumit të politikanit opozitar dhe duke thënë që Navalny duhet të zhvendoset në kujdesin intensiv. “Aritmia fatale mund të zhvillohet çdo minutë.” Navalny arriti me shumë vëshitësi të rimerrte veten pas helmimit me agjentin nervor novichok, në gusht, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinit