E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkrahen rreth 200 ndërmarrës të rinj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë ndarë sot grantet për biznese të vogla, të ideuar nga të rinjtë. Ata kanë lidhë kontrata me 192 biznese të reja, ndërsa për këto vende kanë aplikuar rreth 1000 ndërmarrës të rinj. Vlera e grantit kap shifrën rreth 500 mijë euro, ndërkohë një ndërmarrës është përkrahur me 2000 deri në 3500 euro.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniq, ka përgëzuar përfituesit e granteve. Ai tha se Kosova ka një rini që është e interesuar të jetë aktive, prandaj sipas tij, këto nisma kanë për qëllim që të fuqizohen idetë e tyre.

“Ju përgëzojë për idetë e juaja afariste. Në nuk do të ndalemi vetëm më këtë përkrahje, në këtë mënyrë dëshirojmë të tregojmë se rinia jonë është mjaftë aktive”. Tha Krasniqi

Njomza Rexhepi nga OJQ KS-Kosova, tha se, “ KS- Kosova” është organizatë joqeveritare dhe se ofron shërbime konsultative.

“Tek ne bëjnë pjesë projekte të ndryshme. Ne kemi implemetuar këtë projekte që po e realizojmë sot. Ky program ka mundësuar që të rinjt të shfaqin idetë e tyre inovative. Këtu kanë pasur mundësi që projekte e veta të biznesit ti paraqesim të gjithë të rinjtë, nga e gjithë Kosova që kanë pasur nga 18 deri në 35 vjeç”, tha Rexhepi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›