Perkujtohen 4 te vraret e 21 janarit

U zhvillua marshimi i heshtur në përkujtim të 4 të vrarëve më 21 janar,
Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Me qindra njerëz
kanë marshuar të heshtur, të kryesuar nga lideri i PS, Edi Rama dhe
personalitete të tjera të kësaj partie, ndërsa në sfond u luajt muzikë
funebre, ashtu si në homazhet e zhvilluara një vit më parë.
Turma e njerëzve, të afërm dhe persona të tjerë u drejtuan në vendin ku katër protestuesit mbetën të vrarë më 21 janar 2011, përpara Kryeministrisë, për të vendosur kurora dhe buqeta me lule si dhe për të ndezur qirinj pranë fotografive të tyre.
Më pas, në Teatrin e Operës dhe Baletit, PS-ja do të shfaqë një dokumentar për ngjarjen, e cila në fillimin e vitit 2011 tronditi opinionin publik shqiptar.
Me qindra mbështetës të PS kanë mbërritur nga rrethet për t’ju bashkuar tubimit të sotëm organizuar nga PS me rastin e përvjetorit të dytë të ngjarjeve të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Në lidhje me këtë tubim të PS, Policia e Tiranës mori masa duke njoftuar kufizimin e qarkullimit nga ora 10.30 deri në orën 14.00. Marshimi u zhvillua i qetë dhe pa incidente.