E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 5 vjetori i vdekjes së Pashkos dhe tre pilotëve

Pesë vite më parë, më datë 16 Korrik 2006, në misionin për “Shpëtimin e Jetës”, tre pilotët,  kuadro të Gardës se Republikës, Kolonel Vangjel Çondi, N/Kolonel Demush Hebaj dhe N/Kolonel Qemal Koni, humbën jetën në krye të detyrës, në fluturim me helikopterin Bell 222U, në detin Adriatik.

Në helikopter ndodhej edhe Gramoz Pashko, i cili kishte rënë në gjendje kome dhe po transportohej në drejtim të Italisë.  Në helikopter ndodhej gjithashtu edhe i biri, Rubeni, 24-vjeçar. Së bashku me pilotët, ra ne krye të detyrës edhe mjeku Sander Baloj.

Në këtë përkujtimore morën pjesë Zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Gjeneral  Ndrea Prendi, drejtues të strukturave të Gardës, efektiv i Gardës, si dhe familjarë e të afërm të “Dëshmorëve të Atdheut”. Pas vendosjes së kurorave në varrezat e Dëshmorëve, ceremonia vazhdoi në Durrës, ku u hodhën lule në det nga familjarët dhe efektiva të Gardës. /Start/

                                                                                             2011-07-16 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›