E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikja e një shkrimtari pa "zë"!

Ai u lind në Hoçë të vogël të komunës së Rahovecit më 7 dhjetor 1937, në një familje atdhetare kosovare. I formuar intelektualisht në gjimnazin e Prizrenit dhe patriotikisht në rrugët dhe shtëpitë e tij, Sulejman Krasniqi vuajti si i mitur burgun famëkeq serbosllav, ku u qëndroi në mënyrë stoike torturave mizore.

I detyruar të arratiset në Shqipëri dhe me betimin e përjetshëm për të dhënë gjithçka për çështjen kombëtare, ai kreu studimet universitare në Shqipëri. Krasniqi shkroi mbi 20 vepra historike e shumë artikuj e shkrime gazetareske. U nderua me çmime si atë të Republikës më 1981, me romanin Mic Sokoli si dhe me çmime të ndryshme letrare.

Disa nga veprat e tij janë romani “Rebeli i Bajraqeve”, novela “Tri motra, tri histori”, romani “Prijësja e komiteteve”. Vitet e fundit, megjithëse i sëmurë, nuk iu nda penës. Krahas veprave, la pas tre fëmijët e tij, Albanën, Sokolin e Derandin dhe bashkëshorten Mirën, që iu përkushtua dhe mbeti personi më i afërt për të deri në frymën e fundit. Pavarësisht veprave të shumta, për të është folur pak në media vitet e fundit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-17 14:36
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›