Përkujtohet heroi Enver Zymeri

Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e shënimit të 2 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri.
Akademia përkujtimore mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinis në Prishtinë, ndërsa paraprakisht do të bëhen homazhe tek varrezat e fshatit, pastaj vizitë familjes së Heroit Zymeri dhe vizitë tek lapidari i Heroit në Prishtinë.
Në këtë vizitë pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga institucione të ndryshme në Kosovë./Indeksonline/