E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, publikohen emrat e viktimave të shërbimeve sekrete

Komisioni i Lustrimit në Maqedoni do të nis publikimin e emrave të viktimave të shërbimeve sekrete në të kaluarën.

Paralajmërimi u bë nga kryetari i këtij komisioni, Tome Axhiev, duke theksuar se do të publikohen emrat e personaliteteve që janë ndjekur nga shërbimet.

“Me këtë do të ndryshojë praktika e deritanishme, dhe do të zbardhen emrat e tyre personaliteteve që kanë qenë në procesin e përpunimit dhe me këtë do të ndryshojë praktika e deritanishme”, theksoi Axhiev. Të gjitha emrat dhe dosjet e përpunuara do të publikohen në faqen zyrtare të komisionit.

Por, nga ana tjetër, njëri nga anëtarët e komisionit, Çedomir Damjanovski theksoi se shpallja e emrave të personave të ndjekur është kundër ligjit. “Tërë procesi i lustrimit po zhvillohet në kundërshtim me Kushtetutën, pasi që emrat e bashkëpunëtorëve shpallen akoma pa përfunduar vendimet gjyqësore, në rast se pala përgënjeshtron dosjet e publikuara”, theksoi Damjanovski, anëtarë i opozitës.

Nga procesi i lustrimit në Maqedoni, deri tani kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete rreth 50 veta, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë. (INA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›