E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Jemen

Protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit Ali Abdullah Saleh janë përleshur sërish në kryeqytetin jemen.

Studentët e tubuar pranë Universitetit të Sanas janë penguar të marshojnë drejt qendrës së qytetit nga përkrahësit e regjimit, të cilët i sulmuan me shkopinj, gurë dhe thika.

Policia ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, por raportohet se nuk ka qenë në gjendje të mbajë kontrollin e palëve.

Katër persona janë plagosur në ditën e katërt të protestave kundër regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›