Perleshje mes minatoreve dhe policise

Minatoret paten kerkuar me insistim takim me kryeministrin dhe ne nje moment kur nuk gjeten pergjigje kane tentuar te hyjne me force ne godinen e qeverise.
Forcat e shumta te policise qe mbanin te rrethuar godinen jane pergjigjur duke i shtyre protestuesit. Protesta nisi ne mesdite para godines se Kryeministrise, ku kreu i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri ka akuzuar qeverine se ka qendruar indiferente ndaj kerkesave te tyre.
Kerkesa kryesore eshte ajo e miratimit te statusit te minatorit, nderkohe qe eshte kerkuar edhe ulja e cmimit te energjise elektrike. Ne mbeshtetje te minatoreve ka dale edhe kreu i konfederates se sindikatave.
Protesta e minatoreve ka qene e vazhdueshme deri ne greve urie. Pergjate vitit 2009 minatoret protestuan dhe kerkuan nga qeveria qe te miratoje statusin perfundimtar te minatorit, te rishikimin e moshes se pensionit dhe pagat.