Shkodër, Rama: Tryeza e dialogut jo mundësia e fundit, kemi protestat
Ndërsa e gjithë klasa politike shqiptare dhe ndërkombëtarët presin rezultate pozitive, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama del edhe një herë me tezën se tryeza e Presidentit Topi nuk është mundësia e fundit për zgjidhjen e ngërçit politik.
Nga qyteti i Shkodrës ku zhvilloi një takim me gazetarët e qytetit veri perëndimor, kreu i selisë rozë ka ripërsëritur kërcënimin për protesta. Por sipas Ramës, nëse ka vullnet politik gjithçka është e mundur, dhe pjesa tjetër është modalitet.
Rama tha nga Shkodra se Partia Socialiste nuk synon marrjen e pushtetit, por bërjen e trasparencës.
Ndërkaq, duke u ndalur te integrimi i vendit në Bashkimin Europian, Rama tha se përfundimi i procesit është ende shumë larg, dhe ai fajin ia faturon pushtetit.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Shkodër, kreu i PS foli edhe për çështje të tjera në qendër të vëmendjes së politikës dhe qytetarëve.