E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje ne lokal per nje shikim

Festimi ne nje lokal per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi ne lagjen Kamez, te Tiranes, ndersa kater persona jane perfshire ne nje grindje. Shkak jane bere debatet per nje shikim. Policia ndaloi te dyshuarin kryesor, Armand Jaupin, duke parandaluar edhe nje vrasje, pasi 25-vjecari ka tentuar te vrase Altin S., 30 vjec dhe Robert T., 26 vjec. Burime zyrtare te policise thane se Jaupi ka qene i proceduar me pare per tentative vrasjeje te vjehrrit te tij dhe ishte shpallur ne kerkim per aksidentimin me vdekje te nje personi gjate vitit 2007. Ne kerkim per ngjarjen e ndodhur mbremjen e se martes eshte shpallur edhe 33-vjecari Arben Tusha (Meta). Policia tha se Jaupi ka rene ne pranga per here te trete, ndersa motivi i grindjes ne lokal ka ardhur pas dehjes dhe shkaqeve banale. Mesohet se Jaupi, me precedente te meparshem penale, ne bashkepunim dhe me Tushen, kane tentuar te vrasin me arme zjarri pistolete dy te rinjte. Patrulla te policise u vune ne ndjekje te dy te dyshuarve, njeri prej te cileve, Jaupi, u kap menjehere dhe pa rezistence. Mesohet se 25-vjecari ka perdorur armen e zjarrit duke qelluar dy here, por fatmiresisht te demtuarit kane shpetuar. Pas marrjes ne pyetje, dy te rinjte kane denoncuar agresoret dhe rrefyen motivet e grindjes. Policia tha se mbi Armand Jaupin ka disa precedente penale, si

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›