Përleshje nëparlamentin eMaqedonisë
SHKUP- Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka ndërprerë seancën e 109-të të Parlamentit, pasi grupi i deputetëve të LSDM-së opozitare e braktisi sallën plenare në shenjë revolte për shkak të incidentit të së enjtes mbrëma. Gjendja në Parlament raportohet të jetë e tendosur për shkak të përplasjes midis deputetëve të LSDM-së dhe anëtarëve të sigurimit të Parlamentit, pjesëtarë të MPB-së.
Incidenti u shkaktua menjëherë pas përfundimit të seancës kuvendore, në të cilën deputetët nuk e aprovuan ligjin për dëmshpërblimin e të falimentuarve.
Për incidentin ekzistojnë dy versione kundërthënëse. LSDM-ja opozitare pohon se kur kanë dalë jashtë t’ua bëjnë të njohur të falimentuarve rezultatin e seancës kuvendore, një person i paidentifikuar ka xhiruar me kamerë dhe kur kanë kërkuar nga sigurimi të thonë
se kush është ky person dhe të identifikohet, ka ndodhur përleshja fizike.
Burime jozyrtare thonë se ka qenë pikërisht ish-kryeministri Vllado Buçkovski që është përleshur me punonjësin e policisë.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sqaroi se personi që ka xhiruar mbrëmë ka qenë nga departamenti defansiv elektronik teknik, që është sektor i veçantë në MPB dhe që xhiron kur ka tubime të caktuara, për shkak të gjendjes së sigurisë në dhe rreth objektit të Parlamentit.
Jankullovska tha se personi policor nuk ka pasur ndërmend ta ndërpresë qarkullimin e lëvizjes së deputetëve, por vetëm ka ushtruar detyrën e vet të punës.
Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet e quajti ngjarjen incident të rëndë në të cilin është sulmuar një polic. Opozitarët në mënyrë të revoltuar zëshëm thoshin se ky është turp për demokracinë. Opozita paralajmëron se do të paraqesë një version tërësisht të ndryshëm për ngjarjen nga versioni që e prezantoi ministrja Jankullovska.
(m.a/koha/BalkanWeb)