E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Spanja i kërkuari Mandi Baha

29-vjeçari i lindur në Xibrakë të Elbasanit, në korrik të vitit 1998, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të armatosur dhe të maskuar, kanë grabitur disa udhëtarë në vendin e quajtur “Kanali me Kama” në dalje të Elbasanit.

Ai ishte dënuar nga gjykata me 6 vite burg. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, më datë 16 shkurt 2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mandi Baha.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›