E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje para ndeshjes, 20 persona të plagosur

Me shume se 20 persona perfshire dhe nje oficer policie kane mbetur te plagosur përpara ndeshjes miqesore mes Nigerise dhe Korese se Veriut te zhvilluar ne Johanesburg te Afrikes se Jugut, ne prag te Boterorit 2010. Tifoze pa bileta, por te pajisur me fotokopje te tyre kërkonin te hynin ne stadiumin me kapacitet 10 mije vende. Ne përpjekje per te hyre me cod kusht per te ndjekur takimin, tifozet nisen te shtynin njeri-tjetrin ne ne hyrjet e stadiumit, nderkohe qe shume prej tyre u rrezuan ne toke dhe mbeten te plagosur si pasoje e shtypjes dhe shkeljes nga ana e fansave te tjere.

Per te qetësuar situaten, policia mbylli hyrjet, por kjo tensionoi akoma me shume gjendjen, pasi tifozet shtynin me shume per te hapur portat. Zedhenesi i policise lokale Mveli Nhlapo u shpreh se me shume se 20 persona mbeten te plagosur dhe u derguan ne spital per te marre ndihmen e shpejte, megjithate nuk ka ende nje shifer ekzakte mbi te dëmtuarit. Agjensia Reuters raporton se mes te plagosurve eshte edhe nje femije si dhe nje oficer i policise. Ky i fundit eshte demtuar, pasi u godit nga nje prej dyerve te stadiumit, qe u rrezua nga tifozet nigeriane. Ngjarja e rende vjen vetem pak dite nga nisja e Boterorit te futbollit, duke sjelle te tjera dyshime mbi sigurine e tifozëve gjate zhvillimit te ndeshjeve.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›