E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dekretet", PS: Heqja e votës së fshehtë, dëmtim i privatësisë

Heqja e votes se fshehte te deputeteve demton privatesine e votes se tyre, ndersa degjesat me kandidatet per gjykates cenojne pavaresine e pushteteve sipas opozites. Ne nje kohe qe mbledhjet e Keshillit te Rregullores tashme jane te perditshme, deputeti socialist Damian Gjiknuri denoncoi edhe njehere ndryshimet e pritshme ne rregulloren e Kuvendit.

"Na duket nje thyerje e privatesise se votes per deputetin. Eshte nje lloj kontrolli politik qe synon maxhoranca te ushtroje mbi votat e saj, nga frika qe na nga rrjedhja e votave. Aq me teper eshte nje cenim i sovranitetit te Kuvendit, persa i perket shprehjes ne menyre te fshehte per kandidaturat e presidentit. Gjithashtu dhe seancat e tejzgjatura qe ata propozojne, pra, behet fjale per nje periudhe tete javore ne themel kane lincimin e kandidaturave duke i kerkuar dhe informacione private qe normalisht ata nuk duhet ti bejne publike", tha Damian Gjiknuri, deputet i PS-se.

Me pak shprese per mosndryshimin e rregullores ka Kastriot Islami, deputet i socialisteve dhe nje nga 5 antaret opozitare te Keshillit te Rregullores. "Shanset jane qe kjo nisem ligjore do te diskutohet dhe votohet ne Parlament ne menyre te njeanshme nga ana e maxhorances", u shpreh Kastriot Islami, deputet i PS-se.

Nderkohe ne nje njoftim per shtyp ne faqen e internetit te kuvendit argumentohet se parimi i transparencës, si përgjegjësi politike ushtrohet përmes votimin të hapur dhe se cdo deputet duhet të ushtrojë e të mbajë përgjegjësinë e votës së tij. Ne njoftimin per shtyp thuhet se duke sjellë modele të votimit të anëtarëve të Gjykatave në SHBA dhe në vende të ndryshme të Europës, anëtarët e Këshillit thanë se transparenca në votimin e kandidaturave është një instrument thelbësor parlamentar.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›