Përleshjet në Nigeri shkaktojnë mbi 500 viktima
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet vendase, sipas të cilave ky qytet është rregullisht skenë e përleshjeve të tilla. "Rreth 500 persona kanë vdekur pas sulmeve që filluan dje në mbrëmje'', deklaroi përgjegjësi për komunikimin në shtetin e Platosë, Dan Majang.
Sipas shumë dëshmitarëve të pyetur, sulmet me karakter etnik janë përqëndruar kundër banorëve të tre fshatrave në jug të Josit.
Dje në mbrëmje, presidenti i vendit, Goodluck Jonathan dekretoi gatishmërinë numër një për forcat e sigurisë. Në janar, përleshjet mes të krishterëve dhe myslimanëve shkaktuan më shumë se 300 të vdekur në Jos dhe në fshatrat përreth.