Permbarimi nxjerr 12 familjet nga cerdhja 36

Përmbarimi ka nxjerrë 12 familjet e strehuara në ish çerdhen 36 duke ia kthyer këtë godinë ish pronares.
Vendimi për nxjerrjen nga banesa u shoqërua me tensione deri në konfrontime fizike me banorët e strehuar prej 20 vjetësh në këto ambiente.
Pas tensioneve të shumta, u mundësua arritja e marrëveshjes me familjet, të cilat për orë të tera refuzuan që të lironin banesat.
Konkretisht për dy familje eshte rene dakort qe tu lihet 10 dite kohe per lirimin e banesave, per shkak se perbehen nga shume anetare. ndersa 10 familjet e tjera do te dalin nga banesat gjete ketyre diteve.
Sipas banorëve shteti i ka strehuar në ketë godinë dhe kjo është pronë shtetërore.
Ata shprehen se kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin e banesave.
Sipas vendimit të gjykatës këta banorë duhet të lironin banesat, pasi ka një vendim në hipotekë që prona u është blerë pronarëve.
Por banorët kundërshtojnë me forcë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës nga Përmbarimi, duke e quajtur atë të paligjshëm.
E pyetur nga Abc News pronarja e godinës Nadire Qinami thotë se kërkon zabtimin e vendimit të gjykatës, në bazë të të gjitha rregullave dhe dokumentacionit që ajo disponon.
Por banorët refuzojnë të dalin, ndoshta nuk kanë vendime gjykate sikurse zonja Qinami, por edhe ata paraqesin disa dokumenta ku hedhin dyshime për mënyrat e fitimit të pronës dhe rikthimit të saj për ish pronarët.
Një bombel gazi ishte vendosur nga banorët në taracën e godinës dhe përballë kërcënimit të tyre për vetëflijim dhe të drejtës të dhënë nga gjykata për kthimin e pronës pronareve.