E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi zjarret jashte kontrollit

Australia vazhdon të jetë e përfshirë nga zjarret, të cilat po perhapen frikshëm, ndërsa raportohen për dhjetëra banorë të zhdukur.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe vazhdojnë të djegin hapësira të tëra në qytezën Neë South Ëales në Gunning.

Më shumë se 80 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët, raportojnë mediat lokale.
Tre vatra zjarri kanë djegur 22 mijë hektarë në ishullin e Tasmanisë dhe rrezikojnë të përhapen, pasi erërat parashikojnë të kapin shpejtësinë e 70 km në orë.

Më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që nisën të premten, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë paralajmëruar se janë në rrezik edhe shumë shtëpi të tjera.

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në luginen Dervent në Tasmani. Zona krahasohet me një tufë ashklash.

Zjarrëfikësit kanë hasur një valë të madhe zjarri në Viktoria.
Në një deklaratë, Byroja e Meteorologjisë në Australi ka bërë të ditur se përgjatë çdo dite të javës së parë të 2013-s, mesatarja e sipërfaqeve kombëtare kanë qenë nën temperaturat më të nxehta të historisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›