E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbaruesit privatë: Bankave po u mbeten stok kolateralet

Gazeta Shqip

Situata

Ndryshimet e ligjit, të mirëpritura. 1 miliard euro, kredi me probleme

Banka e ShqiperisePërmbaruesit thonë se ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Civile do të zhbllokojnë tregun e pronave që janë sekuestruar në llogari të bankave për mosshlyerjen e kredive.

“Ligji i mëparshëm nuk ka qenë aq efikas dhe kjo ka bërë që një pjesë e pronave të regjistrohen dhe të mos kalojnë as nga banka dhe as të mos njihen me debitorët. Kjo solli rritjen e pjesës së stokut dhe në rast se ndryshimet do të arrijnë deri në 40 për qind, atëherë do të ketë një ndryshim në shitjen e aseteve të vëna garanci për llogari të bankave”, thotë kryetari i Dhomës së Përmbaruesve, Petrit Qarri.

Qarri thotë se tregu kishte hyrë në ngërç edhe për një arsye tjetër, atë që ka të bëjë me pezullimin e ankandeve nga gjykatat.

“Do të thosha që ishte bërë gangrenë. Po të hysh të shohësh me kujdes në lidhje me përqindjen numrin e dosjeve, do të gjesh që një përqindje më e madhe janë dosje të pezulluara me kreditorë banke”, thotë Qarri.

Rritja e shpejtë e kredive të këqija ka krijuar një stok jo të vogël me prona të sekuestruara. Në vlerë, pjesa më e madhe e tyre vjen nga bizneset që nuk kanë shlyer kreditë.

“Pjesën më të madhe e zënë kreditë e kompanive, se janë ato që kanë marrë më shumë, ndërsa debitorë më të shumtë janë personat fizikë”, thotë Qarri.

Kodi i ri i Procedurës Civile u jep të drejtë bankave ta ulin çmimin e pronës deri në 40 për qind të vlerës dhe e bën të pamundur për huamarrësit që të ankimojnë procesin në gjykatë, me shpresën për të bllokuar shitjen. Ndryshimet e hartuara nga Banka e Shqipërisë me ndihmën e Bankës Botërore, pritet të votohen të hënën në Parlament.

Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë rezultoi 22.5 për qind në fund të këtij viti, nga 18.8 për qind që qëndronte në fund të një viti më parë. Megjithatë, pjesa e kredive me probleme të mbuluara me kolateral është më e madhe se vitin e kaluar, duke përbërë rreth 81 për qind të portofolit të kredive me probleme.

Në muajin shkurt, kredia me probleme arriti në 23.6 për qind, ndërsa si vlerë prek shifrën e rreth 1 miliard eurove. Sa u takon kredive të humbura, llogariten rreth 300 milionë euro hua të akorduara nga bankat.

Pastrimi i bilanceve

BSH-ja ka miratuar së fundmi një paketë masash që nxit kreditimin në ekonomi, ndërsa të tjera propozime priten të bëhen realitet, siç është fshirja e kredive me probleme nga bilanci

Përmbaruesit privatë: Bankave po u mbeten stok kolateralet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›