E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbyset një anije në Florida, dyshohet për dhjetëra të zhdukur

Roja Bregdetare amerikane po kërkon 39 persona, që raportohet se janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në brigjet e Floridës. Anija dyshohet se ishte përfshirë në aktivitete të kontrabandës me njerëz. Autoritetet thanë se morën informacion të martën se një person kishte shpëtuar një burrë i cili “po mbahej në një anije të përmbysur rreth 45 milje në lindje të Fort Pierce”.

I mbijetuari tha se anija ishte nisur nga Bimini në Bahama të shtunën në mbrëmje, por ishte përballur me mot të keq para se të të përmbysej. “Sipas të mbijetuarit, asnjë prej personave në bordin e anijes nuk kishte jelek shpëtimi”, u tha në deklaratë. “Ekuipazhet ajrore dhe ekipet e tjera detare të Rojës Bregdetare po kërkojnë në mënyrë aktive për njerëz në ujë.  Kontrabandistët e qenieve njerëzore përdorin shpesh Bahamën – një grup i ishujve pranë brigjeve të Floridës – si një pikë për të transportuar njerëz, shumica prej të cilëve vijnë nga shtete të tjera të Karaibeve siç është Haiti dhe destinacion kanë Shtetet e Bashkuara.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim rreth 5,000 migrantë nga Haiti punojnë ilegalisht në Bahamas, por 20,000 deri në 50,000  haitianë qëndrojnë në këtë shtet në mënyrë të jashtëligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›