E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përmbysje” në bashkinë e Tiranës, ikin 4 nënkryetarët, vijnë të rinjtë (EMRAT)

Një javë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi ndryshime në nivel drejtues edhe në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në qarqet e tjera, kater nënkryetarë të Bashkisë më të madhe në vend kanë dhënë dorëheqjen.

Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra.

Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ndërkohë, janë ndarë edhe detyrat që do të ketë secili: Ilir Mengra do të marrë përsipër punët publike, Vasilika Vjero – financat dhe zhvillimin ekonomik, Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural dhe Gentian Keri –administatën e Bashkisë tiranë.

Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo do të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.

Në një takim që zhvilloi pak ditë më parë në këtë institucion, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kërkoi hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›