E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbysje te medha shenohen ne tregun e punes ne Greqi

Qeveria mund ti kete shpallur lufte sic thote punes ne te zeze per te mbushur dhe arkat e saj bosh qe deri ne fund te vitit duan edhe 20 miliarde euro te tjera por tregu i punes duket se vazhdon avazin e vet. Me kete papunesi te madhe nga 50 euro 40 do te te jape. Po deshe armata eshte e madhe thote imigranti Kujtim Bitri i cili duket sikur eshte pajtuar me punen pa siguracion ne nje magazine dhe sic thekson e konsideron veten e tij me fat. Vertet me krizen e thelle puna ne te zeze nuk konsiderohet me si mekat i madh ose te pakten si mekat i vetem. Njerezit ndjehen te pasigurt. Asnje nuk flet ne pune per te drejtat e tij. Kane frike se lirohen nga puna. Punojne dhe me orar te zgjatur dhe bile pa u paguar e degjoj perdite ne rrethin tim shoqeror dhe familjar thote Sofia Deligjani e papune qe prej 8 muajsh duke percjelle keshtu shqetesimin e saj te thelle.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kriza ka sjelle varferi

Punedhenesit abuzojne me krizen

Pa kaluar as dy muaj nga ligji i ri per marredhenie punesimi me fleksible dhe punonjesit po vuajne pasojat me shkurtime rrogash pune jashte orarit te papaguar kontrata gjithnje e me te reduktuara por edhe lirime masive deri ne cakun e lejueshem 5 te personelit qe punedhenesit e fituan me ligjin e fundit dhe nuk mungojne ta ezaurojne. Panajotis Ifantis analist i ceshtjeve te punes sheh nje faze tranzicioni tek fenomeni i punesimit ku sipas tij afaristet duan te ruajne fitimet dhe punonjesit vendet e punes. Por ne kete faze shume afariste duket se zgjedhin rrugen e lirimit te personelit permanent dhe zevendesimit te tij me punonjes ose te pajtuar me ore pune ose te pasiguruar thote Ifantis i cili i pyetur se sa real eshte denoncimi i tipit sindikalist per rikthim me pretekstin e krizes ne status mesjetar punesimi pergjigjet

Mendoj se shume veshtire mund te thote dikush te kunderten thekson dhe sjell si shembull shtrirjen gjithnje e me te madhe te fenomenit te qiramarrjes se punonjesve ne fushen e turizmit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Panajotis Ifantis analist ekonomik

Tabllo e zymte punesimi ne degen e turizmit

Viktima te volitshme i cileson punonjesit e fushes se turizmit kryetari i Federates Panhelenike te Punetoreve te Ushqimit dhe Nenpunesve te Turizmit Leonidhas Karathanasis i cili pershkruan ne mikrofonin e DW nje tablo te zymte punesimi ne kete dege. Kemi shkelje te kontratave te pergjithshme te punes raste te shumta mospagimi konform kontratave shkelje te dispozitave te punes me reduktimin e diteve dhe oreve te punes pune jashte orarit te papaguar dhe abuzime me praktikantet me pagesa ofenduese thote Karathanasis pa fshehur shqetesimin e tij per pasojat qe do te kete nje status i tille ne cilesine e produktit te turizmit te kesaj dege baze te ekonomise.

Rreziku i shfuqizimit te kontratave

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Punedhesit perpiqen qe koston e reformave tua faturojne vetem punonjesve

Punonjesit kane frike se e keqja me e madhe me shkallmim te plote te statusit te punes mund te vije me shfuqizimin e kontratave te pergjithshme dhe sektoriale sic la te kuptohet vete ministrja e Punes dhe Siguracionit Social Lluka Kaceli. Nje gje e tille do te liroje plotesisht duart e punedhenesve qe abuzojne nderkohe me situaten dhe perpiqen qe koston e reformave tua faturojne vetem punonjesve. Punedhenesit jane bere vecanerisht te shkathet. Nuk lirojne por shnderrojne punesimin e perhershem ne punesim te pjesshem ne masen 60 thote kryetari i Qendres se Punetoreve te Kavalles Panajotis Tiakas i cili sheh te konsensusi i punonjesve friken e humbjes se vendit te punes.

Ata qe nuk kane frike jane vetem punedhenesit qe ne nje mase te madhe vazhdojne te shkelin ligjin pa pyetur per pasojat. 6.9 milione euro gjoba vendosi Inspektoriati Shteteror i Punes nga kontrollet e tij ne 19.639 biznese qe nga muaji shkurt. Sipas tij nje ne cdo kater vendas dhe nje ne cdo tre imigrante punojne ne te zeze.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›