E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturat paralele ne Veri trajtohen me dallime

Ne Kosove edhe autoritetet nderkombetare edhe ato vendase pajtohen se strukturat paralele ne veriun e Kosoves te mbeshtetura nga Beogradi jane te paligjshme por ata jane te ndare ne qasjen ndaj ketyre strukturave. Qeveria e Kosoves ngul kembe ne menjanimin e plote te tyre nderkohe qe nje pjese e pranise nderkombetare komunikon me to sic thote zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi ne funksion tevendosjes se sundimit te ligjit edhe ne ate pjese te Kosoves.

Kete e bejne per tiu shpjeguar atyre mandatin e misionit EULEX dhe kerkojne mbeshtetje nga komuniteti dhe perfaqesuesit e tyre per te vendosursundimin e ligjit ne veri te Kosoves. Keto aktivitete mbeshteten edhe nga drejtuesi i Zyres se BE-se ne veri te Kosoves ambasadori Mikele Giffoni. Mirepo kjo nuk do te thote se misioni EULEX i njeh keto struktura paralele thote Blerim Krasniqi.

Urdher per mosbindje policise se Kosoves

Te njohura apo jo keto struktura vazhdojne te veprojne ne Veri. Dite me pare perfaqesues te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise ne nje mbledhje te mbajtur ne Zvecan i urdheruan pjesetaret serbe te policise se Kosoves te mos u binden urdherave te autoriteteve te emeruara nga Prishtina. Kjo meqenese komanda rajonale e policise se Kosoves ne Mitrovice i urdheroi pjesetaret serbe te policise qe te sherbejne edhe ne jug te Mitrovices dhe jo vetem ne veri te ketij qyteti. Ministri i brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi thote per programin tone se perfaqesuesit e strukturave paralele serbe te sigurise duhet te debohen nga Kosova.

Ata nuk kane te drejte ti kercenohen as policise se Kosoves dhe as familjeve te tyre dhe duhet te ndermirren masa ndaj tyre. Ata nuk kane kurrfare kompetence ti urdherojne policine e Kosoves sepse per ne ata persona jane struktura ilegale. Nese kane aktivitete konkrete ata duhet te arrestohen thote Bajram Rexhepi.

Ministri Rexhepi thote se te vetmet autoritete te sigurise ne veri te Kosoves jane KFOR-i policia e Kosoves dhe ata te misionit EULEX.

UNMIK-u te ndryshoje mendesine per Veriun

Me strukturat paralele serbe ne veri komunikon edhe misioni i UNMIK-ut mision ky qe tashme nga institucionet e Kosoves cilesohet si nje mision i tejkaluar. Kete e pohon edhe bashkerenduesi i qeverise se Kosoves per zbatimin e strategjise per veriun Ylber Hysa.

Strategjia eshte e qarte ajo synon integrimin dhe ne kete aspekt ajo qe po ndodh kohet e fundit sidomos pas mendimit pozitiv te GJND-se dhe rezolutes per Kosoven ne OKB kontribuon ne kete aspekt dhe besoj se do te ishte per te gjithe me mire ne kete mes edhe per UNMIK-un qe te kuptoje se ka ardhur koha qendryshe te mendohet per veriun dhe per Kosoven thote Ylber Hysa.

Por misioni i Kombeve te Bashkuara i hedh poshte pohimet e tilla duke theksuar se veprimtaria e administes se UNMIK-ut ne Veri eshte ne te mire te te gjitha komuniteteve pa dallim.

Autoritetet ne Prishtinethone se zgjidhja per Veriun eshte zbatimi i strategjise se tyre qe nenkupton zgjedhje te reja ne komunat me shumice serbe krijimin e komunes se re ne Mitrovice dhe menjanimin e strukturave parale serbe te mbeshtetura nga Beogradi.

Autor Bekim Shehu/ Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›