E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e dendura bëjnë që uji të vërshojë në rrugë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike ishte në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku si pasojë e shiut të dendur dhe mbingarkesës së kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në disa rrugë dhe blloqe banimi.

Kjo ka bërë që lëvizja e banorëve të jetë e kufizuar, ndërsa në disa segmente lëvizja e makinave të vështirësohet ndjeshëm.

Kjo situatë është shkaktuar edhe nga punimet nëntokësore që po zhvillohen për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›