E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet të aplikojnë pranë njësive administrative/ Ja sa do të jetë bonusi i qirasë për banorët e pallatit që u dogj te “Farmacia 10”

Banorët e pallatit që u përfshi nga flakët në zonën e “Farmacisë 10” do të trajtohen me bonus qiraje në masën e 40 mijë lekëve në muaj.

Vendimi i Bashkisë së Tiranës pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e nesërme.

Të gjithë banorët të cilët rezultojnë pa një strehë, për shkak të djegies së pallatit të ndërtuar nga kompania “Arlis Ndërtim”, do të duhet të paraqiten pranë njësive administrative për të bërë aplikimin për përfitimin e bonusit të qirasë.

Sipas projektvendimit për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për sigurimin e jetës dhe kushteve të përkohshme për individët/familjet e prekura si pasojë e zjarrit, banorët duhet të dorëzojnë në njësitë administrative dokumentacionin përkatës, që përfshin: dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokument pronësie, si dhe vërtetim nga Kadastra që provon se nuk zotërojnë banesë tjetër.

Si pasojë e zjarrit më 14 prill, afro 30 banesa janë djegur plotësisht në pallatin në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›