E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytet Niko Dovana, e inauguroi Platini

Sfida e shumëpritur ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, nuk është zhvilluar.

Shkak është bërë gjendja tejet e rënduar e fushës në stadiumin “Niko Dovana” pas reshjeve të shumta të shiut. Edhe pse është rikonstruktuar së fundmi, terreni i shndërruar në “moçal” e bëri të pamundur që dy prej skuadrave më në formë në kampionat të matnin forcat.

Për të njëjtën arsye dje nuk janë luajtur as dy ndeshje të tjera të këtij aktiviteti: Besëlidhja-Elbasani dhe Bylis-Flamurtari.

Për vetë situatën e krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që takimet të luhen javën e ardhshme (të mërkurën, më datë 10 dhjetor).

Platini

Nga të tri ndeshjet e pazhvilluara, ajo e planifikuar të luhej në Durrës la shijen më të hidhur. Kjo për faktin e thjeshtë se tapeti në impiantin bregdetar është rikonstruktuar së fundmi.

Madje, vetëm tri javë më parë (më saktësisht në 11 nëntor), fusha e re u inaugurua nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Në vizitën e tij të parë zyrtare si kreu i “qeverisë” së futbollit kontinental, përveç takimeve të shumta, legjenda franceze kaloi disa minuta në qytetin që ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës, duke vlerësuar punën e bërë në “Niko Dovana”.

Në rikonstruktimin e fushës, që në mesjavë “zbuloi” mangësitë e theksuara në sistemin e drenazhimit, u përdorën fonde të UEFA-s, FSHF-së dhe të Bashkisë së Durrësit. Në praninë e tifozëve të shumtë, pas prerjes së shiritit Platini gjuajti një top në drejtim të tribunës qendrore, për të treguar se tashmë fusha do të ishte e gatshme për të luajtur futboll.

Rezultatet

Nga ekipet elitare, e vetmja që ka zhgënjyer ka qenë Dinamo. Blutë e Zlatko Daliç u mposhtën 1-0 nga Skënderbeu, kryesues i Kategorisë së Parë.

Lojtari deçiziv i takimit të zhvilluar në Bilisht ishte organizatori Blendi Shkëmbi, që komplikon edhe më shumë situatën për kampionët e Shqipërisë. Besa kalon Kastriotin me rezultatin 2-1: miqtë kaluan në avantazh me Mancakun, por Rroshi risolli baraspeshën.

Goli i fitores për kavajasit u realizua nga Kuli, me penallti. Në takimin e fundit të Grupi A, Apolonia dhe Shkumbini ndahen në barazim pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për 90-minutëshin e kthimit.

Një rezultat që u shkon për shtat peqinasve, të cilët janë thuajse të pathyeshëm në fushën e tyre. Në Grupin B rigjejnë buzëqeshjen Partizani dhe Tirana. Të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro fituan 1-0 në fushën e Burrelit.

Me golin e Capos, tashmë ata duken fare pranë kalimit të turit. Të sigurt drejt çerekfinaleve “marshojnë” bardheblutë, që triumfuan 4-1 në Lushnjë. Migen Memelli rikthehet në aksion me dy gola, ndërkohë që rrjetat e tjera të kryeqytetasve mbajnë firmën e Muzakës dhe Sorrës.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›