“Përmbytet” Tirana, këshilltarët e majtë akuzojnë Bashkinë

Reshjet e shumta të shiut përmbytin rreth 7 shtëpi në zonën e Brrylit në kryeqytet. Situata është rënduar edhe për shkak të mungesës së ndërhyrjes në lumin e Lanës.
Alketa Hila, këshllitare e majtë në Bashkinë e Tiranës deklaroi se kjo situatë është përsëritur disa herë dhe akuzoi kreun e Bashkisë për përmbytjet.
Banorët shprehen se katet e para të shtëpive të tyre janë përmbytur si pasojë e daljes së lumit të Lanës nga shtrati.
Qytetarët e kësaj zone ankohen për këtë situate, pasi sipas tyre pavarësisht kërkesave nuk është gjendur asnjë zgjidhje.