Reshjet e shiut, Min. e Bujqësisë ndërhyn me eskavatorë në Lanë

Situata alarmante pas reshjeve të shiut në kryeqytet ka vënë në punë edhe Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Sic bën të ditur përmes një njoftimi për mediat ky dikaster ka aktivizuar disa eskavatorë për të thelluar lumin e Lanës në Shkozë, aty ku dhe situata është paraqitur më problematike, cfarë ka bërë që të ketë një përmirësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit.
Ministria e Bujqësisë thekson se vazhdojnë punimet për normalizimin e situatës, ku autobotë po tërheqin ujin edhe në zonën e "Siri Kodrës" dhe "Don Boskos".
Janë plot 14 mjete dhe 100 punonjës të Bashkisë që aktualisht po vazhdojnë punën në terren.
Lidhur me situatën e krijuar edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mblodhi me herët Shtabin e Emergjencës për të marrë menjëherë masa për vendosjen e situatës nën kontroll.