E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja kercenon Lezhen

Kercenimi nga rritja e nivelit te ujit tek argjinatura e Torovices e quajtur ndryshe bendi ka alarmuar banoret te cilet e gdhijne naten duke monitoruar situaten.

Banoret shprehen tejet te shqetesuar pasi uji ka ardhur ne nje kuote kercenuese per nje kohe shume me te shkurter se ne janar te ketij viti.

Ne kemi nevoje te kemi mjetet e duhura. Gjendja nuk eshte e kollajte pasi mbytet e tere zona deklaron nje prej banoreve.

Ndihemi te kercenuar sepse kemi jetuar nate e dite duke e vezhguar ujin dhe rritja ka ardhur me 10 centimeter tregon nje tjeter.

Edhe autoritetet vendore e shohin situaten si problematike. Prefekti i qarkut dhe perfaqesues te drejtorive te ndryshme kane vizituar zonen.

Ka nje perkeqesim. Niveli eshte 45 cm mbi ate te argjinatures. Nga matjet qe kemi kryer mendojme se duhet te nderhyjme urgjentisht shprehet prefekti Pal Dajci.

Bendi i Torovices qe eshte pika kryesore ndalese dhe kufizuese me zonen e Shkodres mbron pjesen e Lezhes nga vershimi i ujerave. Si i tille vleresimi per ta mbajtur kete argjinature te pakalueshme duke rritur lartesine.

E njejta situate ne kete bend u paraqit edhe ne janar nderkohe qe banoret ruanin me turne kete bend rol te cilin ata do ta bejne edhe ne kete situate te shoqeruar edhe nga strukturat e policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›