Shqiperia me ambasador amerikan

Miredita. Isha gati te thoja miremengjes ka thene ai.
Aleksander Arvizu i cili beri betimin si ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi rreth nje muaj me pare ka lindur ne nje baze ushtarake ne Japoni nga nje nene japoneze dhe nje baba me origjine meksikane.
Ambasadori Arvizu ka mbuluar ceshtjet aziaike ne Departamentin e Shtetit dhe Keshillin Kombetar te Sigurise qe do te thote se nuk eshte shume familjar me ceshtjet e rajonit ballkanik.
Nje gje qe ambasadori Arvizu e thekson qe ne fillim ne komunikimin e tij me mediat shqiptare.
Une jam i porsaardhur ne kete rajon. Kam shume per te mesuar por jam shume shume i emocionuar per kete mundesi. Duket se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euro-atlantike. Mendoj se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv. Por duhet tju them se me duket vecanerisht prekese si ambasador amerikan fakti qe te gjithe me te cilet kam folur kane thene se populli shqiptar ka nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Dhe per nje ambasador amerikan qe sapo mberrin nuk mund te kete ndjenje me te bukur se kjo eshte shprehur Arvizu.
Si cdo ambasador tjeter amerikan zoti Arvizu e di fort mire rendesine e vendit qe perfaqeson ne politiken e brendshme te Shqiperise dhe natyrisht ndikimin e vendit te tij ne ceshtje kyce.
Te tilla Shqiperia ka disa por ceshtja me e rendesishme qe mbetet e pazgjidhur eshte ngerci politik ne vend.
Ne komunimin e pare me median shqiptare ambasadori Arvizu nuk preku ndonje ceshtje me detaje por la te kuptohet se axhenda e tij diplomatike ne Tirane do te jete e ngarkuar.
Di se ka shume pune per te bere. Jam i ndergjegjshem se jo gjithcka ka per te qene e lehte por me shume se cdo gje pres me padurim te takoj popullin e mrekullueshem shqiptar. Do te kete shume pune per te bere ketu ne kryeqytet dhe pashmangshmerisht ambasadoreve u duhet te kalojne shume kohe ne kryeqytet ka deklaruar Arvizu.
Kur foli ne Senatin amerikan per situaten politike ne Shqiperi ne gusht te ketij viti ambasadori Arvizu mes te tjerash shprehu opinionin se klasa politike ne Shqiperi duket sikur eshte me e interesuar per rivalitetet brenda vetes sesa per mireqenien e qytetareve te saj.
Duke qene i bindur se vetem nje dialog konstruktiv mes paleve do ta coje Shqiperine perpara duket se ambasadori amerikan do te luaje nje rol aktiv edhe ne publik.
Faleminderit shume qe erdhet. Jam absolutisht i lumtur qe jam ketu. Jam i sigurt se do tju rishoh shpejt dhe shpesh. Faleminderit eshte shprehur ne fund ambasadori.