E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Kinën jugore, evakuohen banorët

Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Kinën jugore, duke detyruar evakuimin në shtretër kampe në shkolla të shndërruara në strehimore të përkohshme në qytetin Shaoguan të Guangdong dhe në qindra tenda të ngritura në një terren sportiv  më shumë se 200,000 njerëz, raportohet nga mediet kineze.

Duket se reshjet kanë fryrë rrezikshëm rrugët ujore në pellgun e ulët të lumit Pearl duke kërcënuar operacionet e prodhimit, transportit dhe logjistikës.

Si pasojë dëmi deri më tani vlerësohet në 1.7 miliardë juanë (254 milionë dollarë).

Autoritetet meteorologjike thanë të hënën se 28 nga lumenjtë e Guangxi kishin tejkaluar nivelet e paralajmërimit, me shirat që vazhduan të martën.

Dhe në Fujian, më shumë se 220,000 njerëz janë evakuuar që nga fillimi i këtij muaji për shkak të përmbytjeve, tha të hënën agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua.

Në fillim të këtij muaji, të paktën 21 persona humbën jetën pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në provincën qendrore kineze të Hubeit.

Përmbytjet katastrofike në provincën Henan të Kinës qendrore verën e kaluar vranë 398 njerëz dhe shkaktuan humbje ekonomike prej më shumë se 10 miliardë dollarë.

Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës mesatarja e reshjeve në provincat Guangdong, Fujian dhe Guangxi midis fillimit të majit dhe mesit të qershorit arriti në 621 milimetra (24 inç), më e larta që nga viti 1961.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›