Sulm me thikë në një qendër tregtare në Suedi, plagosen disa persona

Një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Suedi, si pasojë e të cilit janë plagosur disa persona. Sulmi ka ndodhur në qendrën tregtare të Kvarteret Igor, në orën 08:30 të mëngjesit të 21 qershorit.
Zëdhënësi i Policisë Magnus Jansson Klarin, ka deklaruar për Daily Mail se autori i sulmit me thikë është arrestuar. “Ne morëm disa telefonata në një kohë të shkurtër se ka pasur disa persona të lënduar”, tha ai.
/rtsh.al/