E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje në Durrës, uji “pushton” rrugët dhe trotuaret, vështirësi në qarkullim

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit.

Prezencë e konsiderueshme uji është konstatuar në rrugë dhe trotuare, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Problematika janë evidentuar edhe në disa kryqëzime pranë stadiumit “Niko Dovana”, në lagjen nr. 18, ku grumbullimi i ujit po vështirëson lëvizjen.

Situata më problematike paraqitet në lagjen nr. 1, në aksin që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave.

Ndërkohë, sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë gjatë ditës, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Në veriperëndim të vendit nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›