Permbytje ne Fushe-Kruje

Zona te tera ne Fushe-Kruje Nikel dhe Bubq ndodhen te permbytura. Situata eshte shume e renduar ndersa banoret e lagjeve te prekura me shume nga permbytjet ne Fushe-Kruje jane perfshire nga paniku. Nje pjese e tyre kane nisur te evakuohen nga frika e rritjes se nivelit te ujit pergjate oreve ne vazhdim.
Ne lagjet Bakushe Visha dhe Adem Gjeli ujerat arriten ne lartesine 15 metra me tendence rritjen. Reshje e shumta qe kane rene me intensitet ditet e fundite vecanerisht paraditen e se premtes kane nxjerre nga shtrati lumin Zeze duke cuar ne shperthimin e pakontrolluar te ujerave ne zonen nga kalon. Kjo eshte permbytja e dyte brenda pak ditesh ne Fushe-Kruje qe shkaktohet nga lumi Zeze i cili shperthen ujrat ne menyre te befte duke shkaktuar shume deme ne banesat e disa lagjeve te qytetit.