Përmbytje në QSUT, mjekë e pacientë me çadra në pavijonet e parikonstruktuara

Shiu i ditëve të fundit ka krijuar probleme të shumta në ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Shumë nga këto reparte kanë shumë kohë që nuk janë rikonstrukruar dhe amortizimi i tyre ka qenë i pashmangshëm. Reshjet e shiut të ditëve të fundit i kanë kthyer ambientet e QSUT-së në pellgaçe duke i përmbytur ato krejtësisht. Disa nga këto pavijone që prej kohësh kanë qenë problematik e kanë pasur thuajse të pamundur të zhvillojnë punën e tyre normalisht dhe të jenë në shërbim të pacientëve.
Mjekë, infermierë dhe pacientë janë detyruar që të përdorin çadrat në ambientet e brendshme të kësaj qendre spitalore pasi shiu rridhte çurgë duke krijuar edhe pellgje uji që arritën të depërtonin edhe në ambiente të tjera nëpërmjet korridoreve. Më shqetësuese dhe alarmante gjendja është paraqitur në Pavijonin e Sëmundjeve Profesionale si dhe në laboratorin e këtij pavijoni i cili ndodhet pranë ish-urgjencës së QSUT-së. Personeli i këtij pavijoni pohonte se prej shumë kohësh në këto ambiente nuk ka vënë dorë askush për ta rregulluar. Deri më tani është pritur që edhe ky pavijon të bëhej pjesë e rikonstruksioneve gjë e cila as nuk është diskutuar deri më tani megjithëse pacientët janë të detyruar të rrinë në mes të lagështisë dhe të rrëkeve të ujit. Këtyre mjekëve dhe pacientëve nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë që një ditë dikush do kujtohet që të vërë dorë për ta rregulluar këtë ambient. Deri në atë kohë ato duhet të kullosin sytë në reklamat televizive që i bëhen shëndetësisë në vendin tonë duke e nxjerrë atë sikur nuk ka as edhe një problem dhe se gjithçka është në rrugën e duhur ndërkohë që pacientët lëvizin në spitale me çadra dhe çizme se shiu futet i gjithi brenda e të imagjinosh se çfarë shërbimi mund të marrin ato nga ky spital që është edhe qendra spitalore më e madhe në vend.
Përmbytet pavijoni i sëmundjeve profesionale
Pavijoni i Sëmundjeve Profesionale si dhe laboratori i tij në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë janë përmbytur totalisht, për shkak të reshjeve të shiut të ditëve të fundit. Situata në këto ambiente është kthyer në shumë alarmante pasi pacientët po lëvizin me këmbët në ujë. Pamjet që ofrohen në ato ambiente janë për të ardhur keq dhe vetëm me një qendër spitalore nuk ka të bëjë. Është absurde të mendosh që kjo pamje të ofrohen në mes të kryeqytetit, të mos imagjinojmë se çfarë bëhet në rrethe dhe në provinca. Muret e shërbimit të Sëmundjeve Profesionale dhe laboratorit të këtij shërbimi janë mbuluar nga uji që kullonte me vrull, duke mbuluar edhe dyshemenë e këtij shërbimi. Personeli si dhe pacientët shprehen shumë të shqetësuar dhe pohojnë me forcë se këto situata nuk kanë nevojë as për komentin më të vogël. Më tej ato shtojnë se, shikojeni vetë si është bërë. Është e pamundur të kalojmë. Ndërsa për t'u ngjitur në katin e dytë te analizat duhet të mbajmë çadër, në të kundërt lagemi nga koka deri te këmbët. Ajo që ishte akoma më shqetësuese në këto ambiente ishte fakti se uji që futej në këtë godinë arrinte të depërtonte edhe më tej në ambientet e tjera nëpërmjet korridoreve lidhëse pasi ato ishin përmbytur totalisht. Pacientët pohojnë se janë të detyruar të durojnë lagështinë, ndonëse janë të sëmurë. Ndërsa personeli pohon se nuk janë vetëm pacientët ata që vuajnë lagështinë, por edhe vetë bluzat e bardha duhet të durojnë këtë situatë. Ndërkohë që shiu arrin të depërtojë i gjithi edhe në ambientet e laboratorit të këtij pavijoni duke shkaktuar edhe probleme më të mëdha. Shumë prej mjeteve të këtij laboratori kanë dalë jashtë funksionit vetëm për shkak të lagështisë që kanë marrë. Gjithashtu edhe personeli e ka thuajse të pamundur që të punojë nën reshjet e shiut që depërtojnë nga muret. Atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mbajnë çadra në vendin e tyre të punës, një absurditet ky që nuk mund të kuptohet nga askush por që fatkeqësisht është i vërtetë dhe ndodh aktualisht në QSUT.
Ambientet e QSUT, jashtë rikonstruksionit
Prej disa kohësh QSUT-ja është kthyer në një kantier ndërtimi të madh. Situatë e cila ka krijuar shumë probleme dhe i ka detyruar shumë nga pacientët që të shkojnë me bujtë në ambiente të tjera e jo në repartet përkatëse. Këto ndërtimi kanë zgjatur me një afat tej mase të zgjatur duke krijuar një sërë problemesh. Ajo që është akoma më e keqe është fakti se shumë prej këtyre pavijoneve deri më tani nuk kanë arritur të shohin dritën jeshile të rikonstruksionit megjithëse e kanë më se të domosdoshëm. Ato janë thuajse krejt jashtë funksionit dhe nuk mund ti japin pacientëve shërbimin e duhur por puna vazhdon çalë çalë. Ndaj këtyre pavijoneve fatkeq nuk ju ka mbetur asgjë tjetër veçse të presin që një ditë tju vijë radha edhe atyre që të jenë funksional dhe të mund ti shërbejnë pacientëve në mënyrën e duhur.