Një guidë turistike për Delvinën
Delvina është bërë tashmë me guidën e vet turistike, një botim i standardeve më të përparuara, që orienton flukset e vizitorëve në pasuritë e resurset turistike të kësaj zone. Kjo gjë u bë me ambicien për tu përfshirë dhe ky qytet në lëvizjen turistike të rajonit më jugor të vendit.
Guida është hartuar studiuesi i pasionuar i resurseve të jugut Ylber Hysi. Takimi promovues është çelur nga kryetari i bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani, i cili tha se ky është një libër i munguar në tregun turistik të këtyre 18 vjetëve zhvillim dhe se në të sillen të dhëna shkencore për Delvinën nga autorë vendas e të huaj, dëshmi të autorëve austriakë, anglezë etj. Guida e prof. Ylber Hysit ndalet në personazhe të mëdha të Delvinës, si kryeministri i parë i dalë nga Kongresi i Lushnjës, Sulejman Delvina, kryebashkiaku i parë, Namik Delvina, si dhe figura të shquara në fushën e arsimit etj. Guida sjell në mënyrë përshkruese monumentet natyrore dhe ato të kulturës, kalaja e Xhermëhallës e krojet e vjetra, kompleksi islamik i Gjin Aleksit dhe shtëpia 300-vjeçare e Gizdarëve në Rusan, të cilat janë rivlerësuar pas restaurimit profesional që u është bërë. Objekte të rralla kulti që gjenden në Delvinë, si kisha, xhami e tyrbe etj, janë interpretuar në këtë guidë turistike si dëshmi të bashkëjetesës fetare të kësaj popullsie, me kryevlerën e saj, që është toleranca fetare dhe festimet e përbashkëta të festave të njeri-tjetrit.